Fëmija tjetër jashtë rrezikut për jetën

Dalin detaje të reja nga ngjarja e rendë e ndodhur një ditë më parë në fshatin Siman të Gramshit ku nga shpërthimi i një granate humbi jetën një fëmijë 6-vjeçar dhe u plagos një tjetër 5 vjeç.

Mësohet se fëmijët ishin duke luajtur në oborrin e banesës me një granatë të vjetër që e kishin gjetur në një gardh. 

Nga shpërthimi, 6-vjeçari, A. Lleshi ka marrë plagë të rënda dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin e Gramshit, ndërsa 5-vjeçari A. Leka ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Tv Klan