Një 60-vjeçar është gjetur i pajetë në vendin e quajtur “Ura e Gjoricës” në Rrugën e Arbrit.
Policia dyshon se viktima Fehmi Leka është aksidentuar nga një makinë, që më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
“Rreth orës 17:00, në vendin e quajtur “Ura e Gjoricës”, është gjetur pa shenja jete, shtetasi Fehmi Leka, rreth 60 vjeç. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ky shtetas është aksidentuar nga një automjet, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes“, njoftoi policia.
Uniformat blu ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Po ashtu po punohet për të identifikuar shoferin që shkaktoi ngjarjen dhe më pas u largua./tvklan.al