Një 60-vjeçare ka tentuar të vetëdigjet me benzinë në DURRËS. Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 10 para Bashkisë Durrës.
Policia bën me dije se aktin e rëndë e ka ndërmarrë qytetarja F. G., rreth 60 vjeçe, e cila mbante një shishe benzinë në dorë dhe dyshohet se kishte për qëllim të vetëdigjej.
Efektivët kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe F. G. është shoqëruar nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme në ambientet e Policisë.
Tashmë vion puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al