Bashkia: Po presim akt-ekspertizën e thelluar
Të paqartë për procedurat që po ndiqen për fazën e rindërtimit të pallatit të tyre, banorët e një kompleksi në lagjen 17 në Durrës kanë protestuar para bashkisë.
Ne këtë kompleks banojnë 280 familje, të cilët edhe pse kanë kaluar 6 muaj nga tërmeti i 26 Nëntorit, nuk kanë asnjë informacion se si do të veprohet.
“Në takimin e sotëm u pritëm nga nënkryetari i Bashkisë, Arbër Braho, i cili thotë se nuk ka ardhur akt-ekspertiza e thelluar. Edhe pse ne kemi marr në dispozicion akt-ekspertizën e thelluar nga Bashkia Durrës. Instituti i Ndërtimit na thotë që Bashkia Durrës e ka marrë këtë akt-ekspertizë që në muajin Shkurt”, tha ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
Edhe për mediat, Braho thotë se ekspertiza e thelluar e Institutit të Ndërtimit nuk ka ardhur zyrtarisht në bashki.
Ai shprehet se për fazat e mëtejshme do të jetë bashkia ose instituti që do të përzgjedhë inxhinierët për hartimin e projektit që do të zbatohet në pallatet e dëmtuara me DS4.
“Bashkia Durrës pret të marrë zyrtarisht nga Instituti i Ndërtimit ekspertiza e thelluar. Do merren të gjitha masat ligjore për të vijuar me procesin e rindërtimit”.
Kompleksi Jedas është dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 Nëntorit në 5 katet e para të tij.
Në raportin e ekspertizës së thelluar që disponojnë banorët, sugjerohet që pallati mund të riparohet, pasi ka dëmtime të lehta në strukturë dhe dëmtime të rënda në muraturë.
Tv Klan