Me rastin e 61-vjetorit të lindjes së poetit, Vilson Blloshmi, janë botuar dy vëllime mbi krijimtarinë dhe jetën e tij.

Të gjitha materialet në këto dy vepra janë mbledhur nga poeti dhe përkthyesi Sadik Bejko.

Regjimi komunist e dënoi padrejtësisht poetin për sabotim në ekonomi dhe agjitacion-propagandë dhe ne vitin 1977 ai u ekzekutua.

Të gjitha poezitë e autorit janë nxjerrë nga arkiva e policisë dhe e sigurimit të shtetit diktatorial komunist, i cili i kishte sekuestruar ato.

Sadik Bejko: “Ky rast mund të jetë unikal jo vetëm për letërsinë shqipe, për kulturën shqiptare, por mbase për të gjithë Lindjen komuniste. Deri më sot është një krijimtari që zhvarroset mund të thuash nga arkivat e sigurimit të shtetit. Ky është një poet shumë i talentuar. Nuk i bëjmë nder duke e botuar atë, po ai na bën nder duke i ardhur kulturës e letërsisë shqiptare. Vepra e tij dhe jeta e tij kanë qenë njësh. Ka qenë njeri i pathyer gjatë torturave dhe ai nuk e shiti as veprën e tij, as jetën e tij.

Gjithashtu në të dy librat janë përfshirë dhe dokumentet dhe akuzat absurde që iu bënë poetit Vilson Blloshmi nga regjimi komunist, i cili nuk e kishte lejuar kurrë atë të botonte veprat e tij pasi familja nga vinte Vilsoni ishte shpallur në 1945 armike e popullit./tvklan.al