Homazhet në nder të poetit u mbajtën tek godina e Kuvendit të Shqipërisë
Të afërm, miq dhe kolegë i dhanë lamtumirën e fundit poetit të njohur dhe ish-deputetit shqiptar Bardhyl Londo i cili u nda nga jeta në moshën 74-vjeçare. Figura të njohura të letërsisë dhe artit u shprehen se ndarja nga jeta e Londos, do të jetë një boshllëk i madh për publicistikën e jo vetëm.
Në homazhet në nder të poetit të mbajtura në Kuvendin e Shqipërisë ishin të pranishëm edhe politikanë. Bardhyl Londo lindi në 1948 ne Përmet. Përfundoi studimet për Gjuhë-Letërsi në Universitetin e Tiranës dhe më pas punoi për disa vite mësues në Përmet.
Për disa kohë ka qenë kryetar i “Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve”, ndërsa krijimtaria e tij letrare përfshin 8 vëllime me poezi si edhe disa romane.
Klan News