Të paktën 67 persona raportohet të kenë mbetur të plagosur nga një sulm me dronë ndaj një baze izraelite në jug të Haifës.
Kreu i shërbimit të urgjencës izraelite tha se të paktën pesë prej tyre janë në gjendje të rëndë për jetën.
Ambulancat dhe helikopterët u panë në vendngjarje duke evakuar të të plagosurit drejt një spitali në Tel Aviv.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se Hezbollahu mori përgjegjësinë e sulmit me dronë, ndërsa sirenat e alarmit dhe disa shpërthime të fuqishme u dëgjuan gjatë mbrëmjes edhe në veri të Izraelit.
Tv Klan