Në ditën e shënuar të mësuesit, shkollat gumëzhijnë nga urimet dhe koncertet e relizuara me rasin e kësaj dite. Edhe në shkollën 9-vjeçare “At Zef Pllumi” u mbajt koncerti me rastin e 7 Marsit.
Mësueset ndihen të emocionuar nga urimet e nxënësve, ndërkohë që simboli i kësja dite janë tufat e luleve. Nxënësit e klasës së tretë recitojnë vjershat që një pjesë i kanë krijuar edhe vetë për mësuesen e tyre.
Për mësuese Elsa Faruku, çdo 7 Mars është emocionues. Ndërkohë që ajo ndihet krenare për brezat që ka arsimuar në këto 32 vite pune.
“Është nder, respekt dhe krenari për mua që kam këtë profesion kaq të bukur në edukimin e brezit të ri, në forcimin, në zhvillimin e shoqërisë për të ecur përpara”, u shpreh mësuesja Elsa Faruku.
Një mesazh urimi ajo e ka për të gjithë arsimtarët, por edhe për babain e saj, nga i cili ka marrë pasionin për mësimdhënien.
“Ky urim special i shkon babit tim sot, profesor Abdi Farukut. Uroj që, ashtu si babai im, brez pas brezi, të përçojmë dije, kulturë, edukatë”, tha Faruku.
Sipas saj edhe pse kohët dhe brezat kanë ndryshuar, marrëdhënia me mësuesit dhe edukimin do jetë e përjetshme.
“Sado të kalojnë brezat, arsimi, arsimdashësit, dashuria për librin, për dijen, për arsimin nuk do të mbarojnë dhe nuk do të shterrojnë kurrë. Unë këtë mesazh kam për të gjithë, punoni fort se në fund fare ky është emocioni që na falin ne fëmijët. Lodhemi, por në fund fare është ai shpërblimi dhe ai shpërblimi është ajo dashuria dhe atij shkëlqimi që kanë ata në sytë”, tha mësuesja Faruku.
7 Marsi përkujton vjetorin e hapjes së shkollës së parë shqipe më 1887 në Korçë. Në ditën kombëtare të mësuesit lartësohet figura e arsimtarëve si misionarë të dijes dhe zhvillimit të brezave.
Klan News