Instituti i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar sot se në 24 orët e fundit janë shënuar dhe 92 raste të reja me COVID-19. Po ashtu mësohet se ditën e fundit e kanë fituar betejën me virusin dhe 115 pacientë.

“Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 457 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 92 raste pozitive”, njofton instituti.

Po ashtu bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën dhe 7 pacientë, të cilët prej ditësh kanë qenë të shtuar në spital.

Numri total i rasteve pozitive është 14.119 dhe që nga nisja e pandemisë nuk e kanë fituar dot betejën me koronavirusi 563 qytetarë. /tvklan.al