739 raste pozitive dhe 7 vdekje nga virusi
Rastet e reja të infektimeve me Covid-19 janë rritur sërish, duke rezultuar me 739 të infektuar të zbuluar përmes 3314 testimeve.
Pavarësisht kësaj, përqindja e të sëmurve me virusin Sars Cov2 në raport me numrin e testeve është më e ulët se e Dhjetorit. Pozitiviteti është në nivelet 22% nga mbi 30% që rezultonte 1 muaj më parë.
Edhe humbjet e jetës janë rritur në fund të javës. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, 7 pacientë kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me koronavirus, mosha e të cilëve varion mes 59 e 75 vjeç.
Megjithatë numri i të shtruarve në 4 spitalet Covid është ulur në 274 pacientë, 23 prej të cilëve ndodhen në terapi intensive dhe 5 janë të intubuar.
Tirana vazhdon të ketë numrin më të lartë të infektimeve ditore dhe të sëmurëve aktivë me Covid, e ndjekur nga Fieri, Durrësi dhe Shkodra.
1303 qytetarë kanë humbur jetën nga Covid që prej nisjes së pandemisë, ndërsa numri i rasteve aktive në rang vendi ka arritur në 26 mijë e 457 dhe afro 43 mijë janë shëruar.
Tv Klan