“Mission Board” i kërkon KE miratimin e ndërtimeve të qyteteve të pastra
Qytetet zënë 3% të sipërfaqes botërore, por prodhojnë 72% të ndotjes atmosferike. Ajo që shqetëson me shumë është prishja e ekuilibrave demografike, dhe mendohet se në Evropë, brenda vitit 2050 në qytet do të jetojë 85% e banorëve.
Për të përballur emergjencën klimatike, organizata Mission Board për klimën i ka propozuar Komisionit Evropian një program për zhvillimin shëndetshëm të qyteteve të së ardhmes.
Objektivi është që qytetet të jenë “inteligjente dhe neutrale klimatikisht, që do të thotë, pa impact mbi klimën. Në datë 27 Tetor, Komisioni Evropian duhet të japë vendimit për aprovimin apo ajo të këtij misioni, që duhet të përfshijë qeveritë, drejtimet lokale, dhe banorët vetë.
Sipas ekspertëve dhe autorëve të projektit, sot, problem nuk është mungesa e teknologjisë për të realizuar misione të tilla, por implementimi i politikave mjedisore. Duhet ndryshim sistemi, të jetë më i integruar dhe ku bashkëpunimi të jetë thelbi, pasi përfshirja qytetare është vendimtare për ta bërë të funksionojë.
Kështu fillimisht është propozuar të hidhet projekti 100 qytetet neutral në nivel botëror, të cilat, me përfshirjen e të gjithë sistemit, përfshirë këtu, qeverinë, transportet, energjinë, ndërtimin dhe riciklimin me përdorimin e teknologjive të avancuara dixhitale, mund të arrijnë të jenë pa asnjë impakt negative mbi klimën.
Klan Plus