Sipas një studimi të ri të kryer së fundmi, ndotësit kimikë veprojnë si një helm i ngadaltë në shëndetin e individëve. Njerëzit i kanë përdorur historikisht, por ndikimi i tyre në shëndetin e njeriut është tepër negativ.
Studiuesit u shprehën se ndotësit kimikë shkaktojnë një sërë sëmundjesh tek të rinjtë, veçanërisht probleme të mëdha në proçesin e tretjes.
Sipas tyre, të rinjtë përjetojnë dhimbje stomaku, diarre, gazra dhe kapsllëk.
Profesori Jeremiah Levine, një gastroenterolog pediatrik u shpreh: Studimi ynë vendos një lidhje midis ekspozimit mjedisor ndaj kimikateve toksike dhe problemeve me proçesin e tretjes. Ata që janë më të ekspozuar ndaj problemeve janë të rinjtë./tvklan.al