Hitparade i absurdit shqiptar.
Një makine në Fier i kanë vjedhur gomat. Lumi Gjanica është ndotur në mënyrë të konsiderueshme. Në Kucovë një mace pi qumësht te një qenushe nënë. Kushtet në shkollën 9-vjecare Bugjon-Fierzë janë më shumë se të mjerueshme. Zyrat e OSHEE-së janë plot lagështi e me suva thuajse të rënë. Janë këto disa nga videot, që shfaqen e komentohen në emisionin e sotëm “Stop”, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.
Kamez/ Projekti i ri le pa uje nje pjese te banoreve, nuk dalin fondet.
Prej vitesh banorët e Kamzës janë furnizuar me ujë të pijshëm nga UKT,por së fundmi Bashkia Kamëz po investon me rrjetin e ri. Mirëpo, ky projekt ka lënë pa ujë prej një muaji, shumë familje. Arsyeja, mungesa e fondeve.Banorët shprehen, se shkojnë e mbushin me makina në Brar, Dajt apo Shingjergj, por jo të gjithë e kanë mundësinë.Për këtë problematikë pyetëm kryeinxhinierin e UKK-së, Sokol Rambi, i cili nuk thotë, se kur ka filluar dhe kur mbaron projekti, apo pse kane ngecur punimet. Por në fund ai deklaron, se nuk ka fonde, prandaj është ndërprerë investimi në këtë zonë. Megjithatë për 10 ditë, këta banorë do të kenë ujë të pijshëm në shtëpi.
Aksidenti/ Ekspertiza e nxjerr te pa faj, kompania e sigurimit i mban parate.
Kejdi Balla është një qytetar i Tiranës, që denoncon në “Stop” një ngjarje të ndodhur në gusht 2019. Bëhet fjalë për një aksident në Rrugën e Durrësit. Prokuroria vendosi mosfillimin e procedimit penal, duke lënë detyrë kryerjen e ekspertizës autoteknike. Ndërsa kjo e fundit e nxorri Kejdin të pafajshëm. Por “Vig Sigma”, kompania e sigurimit, e nxjerr 50 % fajtor dhe të tillë i bën dhe vlerësimin e dmshpërblimit.Eksperti Gëzim Hoxha,shpjegon, se ligji për përcaktimin e dëmshpërblimit dhe fajësisë në aksident, nuk ndahet me përqindje. Sipas tij, Kejdi Balla duhet të marrë shumën e plotë të dëmshpërblimit dhe jo të sorollatet gjykatave.