Ky 29 Nëntor shënon 80-vjetorin e Çlirimit të vendit.
Si çdo vit autoritetet, më të larta të shtetit; Presidenti, kryeparlamentarja dhe Kryeministri por dhe pushtetarët lokalë dhe të afërm të të rënëve në luftë, kanë zhvilluar homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.
Debati për datën e Çlirimit vazhdon; të majtët janë të vetmit që e kujtojnë Çlirimin e vendit në këtë datë, pasi demokratët vazhdojnë ta festojnë ditën e Çlirimit në datën 28, edhe pse një ditë më parë, ndryshe nga vitet e tjera, nuk bënë homazhe pranë Monumentit “Nënë Shqipëri”.
Tv Klan