Sot në 80-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë, Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka përkujtuar sakrificën e dëshmorëve të atdheut në luftën kundër nazi-fashizmit.

Kreu i shtetit vendosi lule në Varrezat e Dëshmorëve për të kujtuar dhe vlerësuar sakrificën e tyre.

Presidenti thotë se sakrifica e tyre është amaneti ynë për një Shqipëri të lirë e të përparuar.

“80 vite më parë vendi ynë doli trimfues në luftën kundër fashizmit dhe nazizmit, i rreshtuar në anën e duhur të historisë. Mijëra shqiptarë, djem e vajza të vendit tonë, gjatë Luftës së Dytë Botërore sakrifikuan gjënë më të shtrenjtë, jetën, për diçka që ata e kishin edhe më të shtrenjtë, lirinë.

Sot i përkujtojmë më mirënjohjen më të thellë dhe u përulemi me respektin më të madh.

Sakrifica e tyre është amaneti ynë. Aspirata e tyre për liri mbetet detyrimi ynë për një Shqipëri të lirë e të përparuar. Lavdi përjetë Dëshmorëve të Atdheut”, shkruan Presidenti Bajram Begaj në një postim në rrjetet sociale.

/tvklan.al