Nata e tretë e spektaklit “Love Story” në TV Klan u shoqërua me debate, tensione dhe emocione të shumta teksa dy konkurrente, Jonida dhe Stelina u eliminuan.

Gjatë hapësirës publicitare, drejtuesja e këtij show, Alketa Vejsiu, ka folur për programin “Daily Love Story” për ecurinë e spektaklit.

Ajo është shprehur e gëzuar që më në fund u bë i mundur transmetimi i “Love Story” pasi i druhej faktit që ndoshta vendi ynë nuk ishte gati për këtë lloj formati.

“Un jam e gëzuar shumë. Kisha pritur shumë vite që ta sillnim në Shqipëri, nuk isha e sigurt nëse vendi ynë ishte gati apo jo për një format si ky. Gjithmonë ka interes për dashurinë, për filmat e dashurisë, vallzimet e dashurisë, këngët e dashurisë, dashuria është jeta, për këtë jetojmë. Por kisha merakun nëse do të kisha apo jo pjesëmarrje nga vajzat dhe nëse do gjenim një djalë si Saimiri.

Ne ishim me fat që gjetëm një djalë si Saimiri por ishte patjetër e vështirë që një djalë si Saimiri, në standardet e kërkesës sonë dhe në standardet që ai përfaqëson, ta kishim këtu mes nesh. Si duket ishte koha dhe vendi i duhur. U takuam dhe “Love Story” po ndodh”, ka thënë Alketa.

Ndërkohë, e pyetur nëse mendon se vajzat po thyejnë vërtetë tabutë në Shqipëri, moderatorja përgjigjet se jo vetëm që po thyejnë tabu, por e kanë nisur shumë seriozisht këtë rrugëtim për të fituar zemrën e Saimirit.

“Vajzat jo vetëm që po thyejnë tabutë, por mua më duket sikur e kanë të gjitha shumë seriozisht me Saimirin. Këtu është njëra që ikën pa trëndafil në fund të mbrëmjes dhe largohet e lënduar dhe zemërthyer, sepse janë të afeksionuara se Saimiri mund të jetë ai.

Saimirin ende nuk e kam kuptuar, ai është akoma më i palexueshëm. Tani për tani ka të njëjtën sjellje elegante në këtë procesin e parë të njohjes së vajzave, me të gjitha. Do shikojmë se si do të lakohet kurba emocionale gjatë javëve, por jam e sigurt që Saimiri do të jetë i sinqertë dhe i vërtetë”, ka theksuar Alketa.

Ajo dha edhe një lajm tepër të rëndësishëm për spektaklin “Love Story”, teksa u shpreh se do të ketë hyrje të reja, duke qenë se javën që shkoi u hapën edhe audicionet për të gjitha vajzat që kanë dëshirë të bëhen pjesë e kësaj romance live.

“A do kemi hyrje të reja? Yes”, ka deklaruar Alketa.\tvklan.al