Java që lamë pas ka pasur shumë ngjarje të forta në  “Love Story”. Lili nuk është paraqitur në emision që prej debateve me Kristin, i cili e ka etiketuar me fjalën “neurotike”.

Por a do të kthehet Lili këtë program? Këtë të hënë, konkurrentja mungoi sërish, ndërsa Kristi pasi u pyet nga Alketa Vejsiu tha se nuk dëshiron që të flasë për këtë incident meqë Lili nuk është në studio.

Fronisti tha se i kërkoi Lilit ditën e sotme që të vinte në program, por sipas tij, përgjigja e saj linte për të dëshiruar.

Kristi: Nuk dua të flas për këtë incident se Lili nuk është këtu. Do ishte budallallik. Publiku është keqkuptuar. Është keqkuptuar edhe Lili, edhe njerëz këtu besoj që janë keqkuptuar. Unë thashë “po bën si femër me tendenca neurotike”, nuk është fare sharje edhe pikë. Nuk dua të shtoj shumë gjëra më.

Alketa Vejsiu: Ti ndjen se duhet të kesh një kërkim ndjese nëse Lili e ka keqkuptuar edhe e ka marrë si një ofendim direkt?

Kristi: Unë me Lilin dua të ballafaqohem këtu dhe më vjen keq që nuk është për të folur për këtë.

Alketa Vejsiu: Ti Lilit i ke kërkuar që të vijë sonte këtu dhe produksioni kërkoi që ta ftoje ti sepse këto janë çështje dashurie dhe s’ka lidhje me produksionin, dhe nuk na takonte ne të bënim arbitrin në një çështje si kjo.

Kristi: Jam treguar shumë tolerant. I kam shkruajtur sot dhe përgjigja linte për të dëshiruar.

Alketa Vejsiu: Çfarë tha Lili, do vijë apo nuk do vijë?

Kristi: Ishte e paqartë dhe ka qenë që në fillim e paqartë. Është konsistente në gjënë e vet.

Alketa Vejsiu: Lili ka qenë një nga vajzat e preferuara tuajat apo jo Krist?

Kristi: Ka qenë.

Alketa Vejsiu: Nuk e di vazhdon të jetë? Do doje që të kthehej në spektakël

Kristi: Me këtë që ka ndodhur ma ka bërë të vështirë komunikimin me të. Ka qenë tepër toksike me mesazhet që ka nxjerrë, me vazhdimin, me rëndësinë që i ka dhënë situatës. E kam të vështirë.

Alketa Vejsiu: Do doje që Lili të kthehej në spektakël?

Kristi: Është pyetje shumë e vështirë. Unë shikoj majtas dhe ka plot vajza të tjera. Me sjelljen që ka bërë Lili nuk dua që të kthehet në shoëw, edhe ka vazhduar./tvklan.al