Nga stafi i fituesit të garës për Bashkinë e Himarës, Vangjel Tavo mësohet se kandidati i opozitës për këtë bashki, Petro Gjikuria, ka telefonuar personalisht Tavon dhe e ka uruar për fitoren në zgjedhjet e së dielës.
Por vetë, Gjikuria në një postim në “Facebook” thotë se ajo e së dielës ishte një pararojë e betejave të mëdha që kanë bërë himariotët, sidomos vitet e fundit.
Gjikuria falenderon të gjithë ata që e ndihmuan në këtë fushatë elektorale për garën e bukur dhe të ndershme që bënë.
“Beteja vazhdon për të nesërmen e Himarës”, përfundon ai.
Tv Klan