Ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana ishte i ftuar në një intervistë në emisionin Opinion në Tv Klan ku ndër të tjera foli edhe për ekipin aktual duke thënë se është një skuadër me cilësi të jashtëzakonshme.

I pyetur nëse ky është ekipi më i mirë që ka pasur Kombëtarja, Lorik Cana u shpreh se e ka të vështirë të japë një përgjigje, teksa theksoi se nga cilësia ndoshta edhe mund të jetë grupi më mirë, por kujtoi edhe periudha kur në ekip kishte lojtarë të mëdhenj, por pa përmendur emra.

Lorik Cana: Nuk besoj se ka një transformim aq të madh të ekipit. Kur luan në Ligën e Kombeve sidomos te liga B, pothuajse të gjitha skuadrat janë të niveluara. Është një kompeticion i ri që unë nuk e kam përjetuar. Siç të thashë tani ne në vendin e fundit kthehemi…

Blendi Fevziu: Ndeshja e djeshme ishte dy anë krejt të kundërta një pjesë e parë mizerabël dhe një pjesë e dytë emocionuese. Zakonisht Shqipëria dështonte në fund të pjesës së dytë, tani befas dhe me Çekinë dhe në ndeshjen e djeshme Shqipëria transformohet në pjesën e dytë. Është gabim teknik, i rreshtimit, trajnerit apo lojtarëve?

Lorik Cana: Shumë gjëra nuk i ke ti në dorë, sidomos kur ndryshon loja është edhe kundërshtari që luan ndryshe. Thjesht është pjesa e ekipit që është një ekip jashtëzakonisht me shumë cilësi. Djemt janë të rinj. Kanë nevojë për pjekuri. Unë mendoj që Europiani ju ka dhënë një dorë të madhe dhe Shqipëria pavarësisht këtyre humbjeve që ka hapësirë për përmirësim, por është aty dhe është solide dhe koherente është. Pastaj se ka nevojë për përmirësim sigurisht që ka.

Blendi Fevziu: A është ky ekipi më i mirë ky i sotmi që ka sot Shqipëria?

Lorik Cana: Nuk e di Blendi është shumë vështirë ta thuash. Nga cilësia dhe nga brumi ndoshta edhe mund të jetë, por në disa momente kemi pasur skuadër me lojtarë të mëdhenj. Gjenerata ime e fundit ka qenë një skuadër me një karakter të jashtëzakonshëm. Është momentet që i kishim kaluar që kanë bërë që ai ekip u pjek dhe kaloi sfida të jashtëzakonshme.

/tvklan.al