Këtë herë në “Talk Love Story” ka qenë i ftuar këngëtari i njohur Robert Berisha për të treguar eksperiencat e tij, por edhe për të këshilluar konkurrentët.
Historitë e tij të dashurisë kanë qenë gjitmonë në sytë e publikut dhe në qendër të vëmendjes së mediave.
Eni Shehu: Do ta kishe provuar të jesh fronist?
Robert Berisha: Unë jam fronist, gjithë jetën kam qenë fronist.
Eni Shehu: Si është të zhvillosh një histori dashurie në objektivin e kamerave?
Robert Berisha: Nuk ështëe lehtë, çdo ditë je në portale nuk mund të fshihesh. Nuk refuzon dot as intervistat. Gjithmonë do të pyesin pse e bëre, me kë e bëre, pse e tradhëtove? Nuk është e lehtë, por e ka edhe atë anën tjetër të bukur. Fama nuk është e keqe nëse di të menaxhosh.
Eni Shehu: Në skenë të njohin të gjithë si këngëtar, në jetën personale njihesh si “zemërthyes”.
Robert Berisha: Deri diku nuk ishte gabim si muzikant, showman, “heart breaker” nuk di si ta them unë jam një shpirtmirë ndoshta…
Zhaklin Lekatari: Beqari më i famshëm shqiptar…
Robert Berisha: Ndoshta e kam bërë pa qëllim, asnjëherë me qëllim të keq.
Eni Shehu: A je refuzuar ndonjëherë?
Robert Berisha: Nuk është turp me thënë që jam refuzuar. Jam rritur me një profesion që gjithë kohës je afër gocave dhe ndoshta nuk më ka ardhur rasti të refuzohem nga dikush, gjithmonë kam qenë gjahtari. /tvklan.al