Kryeministri Edi Rama në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” në Tv Klan ka thënë se nuk do të tregojë asnjë plan për marrëveshjen me greqinë. Më tej në deklaratën e tij kreu i qeverisë tha se Partia Socialiste ka mbrojtur gjithmonë interesat e kombit.
A ka pala shqiptare një hartë të saj?
Pala shqiptare nuk ka ndërmend tu tregojë juve asnjë plan e asnjë hartë. Pasi hartat nuk publikohen në floktoren e Ollgës.
A do ishte mirë që të kishte një konsulencë të huaj për këtë çështje, për njohjen e së drejtës së detit?
Se çfarë kemi ne dhe çfarë nuk kemi në, ju nuk e dini fare. Ne kemi në këtë vend shumë probleme dhe qeverisja jonë nuk është përsosur dhe ka të metat e veta, por ka një shprehje “Mos i qani hallin kalorësit se po i varen këmbët”, kjo është për qeverisjen socialiste në politikën e jashtë. Unë i them Fevziut që të bëjë një emision se kush e ka mbrojtur vendin që nga viti 1990 deri tani, por unë u them se ne nuk kemi luajtur kurrë me interesin kombëtar.
Që nga cili vit?
Që nga viti 1990.
Mendova se mos po flisnin dhe për paraardhësit e partisë?
Jo nuk po flas për partinë e parë të Saliut. /tvklan.al