Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Vazhdon procesi gjyqsor kundër udhëheqësit kurd Abdullah Oçalan, i cili po zhvillohet në Turqi. Në këto seanca Oçalan ka deklaruar se në rast se I falet jeta ai do të ndaloj luftën e armatosur të Partisë Punëtore Kurde kundër Turqisë.

Këto deklarata të udhëheqësit turk Abdullah Oçalan janë pranuar dhe nga këshilli i komandës së Partisë Punëtore Kurde. Në një deklaratë të tyre është theksuar se 15 vjet luftë janë mjaftueshëm dhe tani më nuk është në interes të askujt që kjo luftë të vazhdojë, ka përfunduar deklarata./tvklan.al