Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Lideri kurd Abdullah Oçalan u dënua me vdekje nga gjykata turke e cila e ngarkoi atë për tradhëti të lartë dhe udhëheqhjen e një fushate ku u vranë më shumë se 29 mijë vetë. Themeluesi i Partisë Komuniste Kurde Oçalan ka udhëhequr për një kohë të gjatë në mërgim derisa u kap në Kenia pas një aksioni të forcave special turke 4 muaj më parë.

Sipas mediave vendimi është mirëpritur nga qytetarët turq të cilët organizuar në disa vende dhe manifestime të përkrahjes. Kryeministri aktual Eçevit personalisht është shprehur kundër vendimit kapital. Ndërkohë që ish-kryeministri Illmaz, ka kërkuar ekzekutimin. Sidoqoftë në Turqi dhe vende të tjera ekziston frika se me këtë akt do të provokohen demostrata e gjakderdhje të reja nga kurdët.

Gjermania ku jetojnë rreth gjysmë million kurd ndërrmori menjëherë masa të rrepta të sigurimit të ambasadës turke. Ndërkohë filluan të vijnë njoftimet për manifesimet e para të protestave. Rreth 300 qytetar kurd u mblodhën sot në qendër të Strasburgut duke brohoritur parrullat për lirimin e liderit të tyre. Një manifestim proteste është manifestuar edhe në qendër të Moskës.

Franca kërkoi që udhëheqësi kurd Oçalan i dënuar me vdekje të mos ekzekutohet duke shtuar se për këtë dënim nuk është vendosur përfundimisht dhe asnjë dënim me vdekje nuk është zbatuar në Turqi që prej vitit 1984. Dënimi i liderit kurd është kundërshtuar edhe nga grupi për të drejtat e njeriut me seli në Londër, Amnisti International./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego