Lajme nga bota: Do të fillojë procesi kundër Abdullah Ocalan. Data 31 Maj është caktuar sot në Ankara nga një grup special gjykatësish, anëtarë të trupit për mbrojtjen e Shtetit. Jashte selisë tensioni ka qënë shumë i madh. Sipas shumë specialistëve është e sigurtë që Ocalan do të ndëshkohet me vdekje. Sipas avokatëve mendohet se ai ka probleme me shëndetin.

Bomba raciste në Londër. Prangat për të dyshuarit janë vënë pas imazheve të xhiruara nga një videokamera kontrolli menjëherë pas atentatit në lagjen xhamajkane të Bringston. Më 17 Prill shpërthimi i një bombe shkaktoi plagosjen e 37 njerëzve, ndërsa të shtunën e kaluar një tjetër bombë ka plasur në një zonë të banuar me bengalëze duke provokuar 7 të plagosur.

Rrezikojnë të dënohen me burgim të përjetshëm tifozët huliganë gjermanë të akuzuar se gjatë Botërorit Francez, korrikun e kaluar goditën për vdekje një xhandar francez, duke e lënë në koma për 7 muaj e më pas me trauma fizike. Daniel Nivel është goditur me hekur në kokë para ndeshjes Jugosllavi-Gjermani nga pesë persona. Ndërsa katër janë në Gjermani, agresori i pestë qëndron i burgosur në Francë./tvklan.al