Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Marrëveshja që përfundoi në mosmarrëveshje. Balli Kombëtar ka kujtuar pas 61 vjetësh Konferencën e Mukjes, por pa komunistët si atëherë dhe pjesën Nacional Çlirimtare. U zgjodh ky terren malor për të mos u pikasur nga armiku.

Marrëveshja mes dy palëve e Gushtit 1943, kishte si qëllim luftën e okupatorit, por dhe për të hedhur piketat e shtetit të parë pluralist dhe demokratik në të gjitha trojet e tij, përfshi edhe Kosovën. Kuvendi funksioni për pak ditë, derisa ndëryhri politika, ishte ajo Jugosllave. Kështu përndjekja e ballistëve nga komunistët nisi në Nëntor të ’43.

“Më 14 Nëntor Balli Kombëtar ka hedhur traktin e shkëputjes nga komunistët, durum këtë, durum këtë, tashi ju keni vëllavrasjen. Në jug ndezi ashpër shumë dhe erdhi këtu duke u zmadhuar deri një një shkallë sa i biri të atit me i thënë, “u pafshim u vrafshim”. Ne u thoshim terrorista këtyre jo komunista. E Meladini i jepte opiumin Enver Hoxhës dhe Enver Hoxha ua shpërndante anëtarëve. Por ne sot kemi ditë gëzimi, ditë feste, ditë bashkimi. Vëllavrasja, tradhtia e ka në datën 8. Partizani i jepte dorën ballistit, ballisti i dha dorën, prandaj e estojmë në këtë e përkujtojmë”.

Platforma e përbashkët ishte ëndërra e Mit’hat Frashërit. Lindi nga ideja konkrete që është kombi, s’kishte për qëllim luftën ideologjike, por patriotike. Komunistët ishin ata që sabotuan Mukjen, të ndikuar nga ndërhyrja jugosllave.

“Ka këtu e 50 vjet, që në historinë që kanë bërë komunistët, kanë hedhur baltë, tashmë ka dhe 13 vjet që nuk dihet gjë dhe akoma gazetat “Zëri i Popullit”, apo dhe struktura siç është ajo e veteranëve të Nacional Çlirimtare, përgojojnë akoma historinë e Ballit Kombëtar. Kjo ishte një nga këto ngjarje shumë të rëndësishme, ku drejtues të Partisë Balli Kombëtar kërkuan të bashkëpunonin dhe kjo u tradhtua nga komunistët”.

Nacionalizmi nuk është parti apo grupim, por bashkëjetesa e gjithë popullit shqiptar./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti