Adriatik Alimadhi: “Partia e Ballit Kombëtar kundërshton qëndrimin e këshilltarëve socialist të Bashkisë Tiranës, të cilët votuan kundër fondit financiar, për të vajtur në ndihmë të banorëve të Qarkut Shkodër dhe Lezhë. Mbajtja peng e bashkive dhe komunave të drejtuara nga socialistët, për të mos kontribuar dhe ndihmuar vëllezërit tanë në veri të Shqipërisë, tregon se fryma e drejtimit të kësaj partie vazhdon të jetë me mentalitet ideologjik. Mënyra e grumbullimit të fondeve financiare me numër llogarie më vete tregon frymën e ndarjes dhe të përçarjes midis shqiptarëve”.