Strategjia për veriun e Kosovës parasheh që rezultatet e para të prekshme të shënohen nga mesi i këtij viti.

Agjencia serbe e lajmeve, Tanjug,ka publikuar pjesë të kësaj strategjie në të cilën si pasojë bashkësia ndërkombëtare duhet kushtëzuar drejtpërdrejt perspektivën evropiane të Serbisë me zvogëlimin e mbështetjes për strukturat paralele në veriun e Kosovës.

Aty thuhet qartë se duhet synuar marrja nën kontroll e veriut nëpërmjet një zgjidhje që i ruan fytyrën Beogradit, por që njëkohësisht parasheh ndërprerjen e mbështetjes së tij për strukturat paralele.

Nga Serbia sipas strategjisë kërkohet të mbahet qëndrim neutral karshi zgjedhjeve që organizon Prishtina dhe decentralizimit në mënyrë që të mos i dekurajojë serbët të marrin pjesë në to.

Ndërkaq nga qeveria e Kosovës dhe bashkësia ndërkombëtare kërkojnë që të forcojnë sundimin e ligjit, të merren me çështjen e administrimit dhe ta lehtësojë gjendjen sociale dhe ekonomike në veri.

EULEX-i pritet të rrisë praninë e tij në pjesën veriore dhe të shtojë angazhimin në luftën kundër krimit të organizuar, si dhe të lehtësojë funksionimin e gjyqësisë në veri.

Këtë dokument parasheh edhe vendosjen e doganave në pikat kufitare të atjeshme. Në pjesën që i referohet zgjedhjeve në Mitrovicën e Veriut.

Qeveria parasheh se duhet të mbahet një anketë lidhur me datën e votimeve, ndërsa pas tyre duhet mbyllur strukturat administrative paralele në atë pjesë.

Gjithnjë sipas kësaj strategjie me 9 Shkurt pritet të hapet zyra lokale në lagjen e boshnjakëve, ndërsa me 30 Mars themelimi i trupit të parë këshillëdhënës për komunat veriore./tvklan.al