Hapja e autostradës Rrëshen-Kalimash ka ngjallur menjëherë interesin e agjencive turistike kosovare, jo vetëm për të shtuar prurjet turistike drejt brigjeve shqiptare por edhe për të thithur vizitore nga Shqipëria drejt atraksioneve turistike në Kosovë. Për këtë qëllim Shoqata kosovare e turizmit në bashkëpunim me partnerët shqiptar kanë organizuar në Tiranë një panair 2 ditor, duke prezantuar paketat turistike për kalimin e fundjavës në Kosovë.

Zekë Çeku: “E kemi konsideru si faktor limitues  pse shqiptarët nuk kanë ardh në Kosovë, rruga dmth kushtet e vështira për udhëtim, tani fatbardhësisht rruga është shkurtu gati përgjys udhëtimi. Tjetër problem ka qenë se vizitorët shqiptarët nuk e kanë njoftë çka ofron Kosova. Prandaj për këtë dhe kemi ardh këtu që të prezantojmë vlerat tona. Kemi shti elemente edhe nga trashëgimia kulturore, edhe nga trashëgimia natyrore. Kshu që të jep një diversidet nga atraksionet natyrore, kemi shpellën e gatimit, shpellën e mermertit që është unikal në rajonin e Europës juglindore. Pastaj vizita atraksione kulturore Gazim Mestanit, tyrbja e Sulltan Muratit, vendi ku është zhvillu beteja e Kosovës, Manastiri i Graçanicës”.

Gastronomia, bukuritë natyrore, mikpritja apo pasuritë kulturore të Kosovës, deri tani pak të njohura nga shqiptaret në Shqipëri, vijnë edhe më pranë fale autostradës që ka thyer barrierat mes të dy vendeve. Paketat turistike për të shijuar Kosovën kushtojnë mesatarisht 50 euro në ditë.

Sadik Malaj: “Tani duke marrë për bazë këtë eveniment të organizuar që është në sajt të një bashkëpunimi të Unionit të Operatorit turistik që përfaqësojmë ne operatorët turistik shqiptar dhe astuacionit kosovarë të turizmit në kotas. Këtu janë prezent mbi 40 subjekte turistike hotelerie, restorante, resorte, agjenci turistike dhe produkte turistike. Turizmin e Kosovës e shohim si përparësi kryesisht turizmin në destinacione të veçanta, turizmin malorë”.

Agjencitë turistike premtojnë intensifikim të bashkëpunimit që do çojë në rritjen e numrit të turisteve mes të dy vendeve jo vetëm gjate sezonit veror por edhe pjesës tjetër të vitit./tvklan.al

Gazetari: Fjorald Zguro