Agjentët amerikanë të policisë kanë bastisur shtëpitë e reperit të njohur Diddy, duke ushtruar kontrolle në dy rezidencat e tij; atë në Los Angeles dhe në Miami.
Arsyeja e kontrolleve nga Forcat Kombëtare të Sigurisë ishte në lidhje me një hetim federal që po kryhet për akuzat e trafikimit seksual.
Manjati i muzikës, 54-vjeçari Diddy, gjatë kohëve të fundit është përballur me shumë akuza dhe pretendime për sulme seksuale.
Diddy është akuzuar nga një producent muzikor se e ka sulmuar seksualisht dhe e ka detyruar të flejë me punonjëset e seksit. Ai gjithashtu pretendoi për veprime dhe prekje seksuale, teksa shtoi në padinë e tij se ishte detyruar të punonte në banjë teksa Diddy bënte dush edhe ecte lakuriq.
Por avokati i reperit 54-vjeçari i hodhi këto akuza duke i konsideruar të gënjeshtërta dhe pretendoi se kanë prova që manjati i muzikës është i pafajshëm.
Ndërkohë, vetëm disa muaj më parë, në Nëntor 2023, reperi Diddy dhe këngëtarja Cassandra Ventura i dhanë zgjidhje një padie në gjykatë pasi ajo pretendonte se ishte trafikuar, përdhunuar dhe rrahur nga reperi në shumë raste gjatë 10 viteve.
/tvklan.al