Ky është Bledar Mane i cili prej disa ditësh me statusin e një të penduari denoncojë në medja se i njihte trrafikantët madje kishte qënë pjesë e tyre. Sot i ulur në lokal “Berlando” në rrugën e Elbasanit priste klientët e tij për të nisur klandestinët jashtë vendit. Kështu që agjentët e krimit ekonomik financiar që e ndiqnin prej ditësh e kanë kapur në flagrancë me dy pasaporta false, njëra shqiptare dhe tjetra greke, një kartë identiteti greke, dy certifikata të fallsifikuara dhe disa fotografi të ndryshme. Bledar Mane është i dënuar dy herë për fallsifikim dokumentash dhe një herë tjetër për vendosje gjobe. Policia pas kryerjes së arrestit në flagrancë, ja kalojë materialet prokurorisë për hetime të mëtejshme./tvklan.al