Linda Kalemi prej vitit 1990 u largua nga Shqipëria në drejtim të Turqisë, kur për vite me radhë ushtroi profesionin e saj si specialiste baleti dhe sporti. Vitet dhe kilometrat nuk i larguar atdhedashurinë. Sot pas shumë vitesh ajo vendosi që të jetojë vitet e tjera të jetës në vendin ku lindi dhe u rrit.

E ftuar në programin “Rudina” në Tv Klan ajo dëshmoi se pavarësisht vendimit për t’u larguar nga Shqipëria për një jetë më të mirë, përsëri mbetet dëshira për të folur mirë dhe për të treguar dashuri. Në studio ajo rrëfeu një rast në Itali që e revoltoi pa masë. Komenti i një burri italian ndaj një vajze shqiptare, nxori një anë tjetër të Linda Kalemit, atë anë që ndoshta kishte qëndruar e strukur për shumë kohë.

Rudina Magjistari: Pra kur je larg nuk lejon askënd dhe vetë nuk të del asnjë fjalë e keqe për vendin tënd dhe shqiptarët.

Linda Kalemi: Të errësohet çdo gjë. Kur ra tërmeti shkova në Itali, bëra viktimën, për t’u treguar shqiptarëve që unë kam mundësi dhe në Itali të sistemohem. Sepse më thoshin gjithmonë çfarë do ti në Turqi. Shkova në Itali mora djalin futa në shkollë direkt, ma futën pa pagesë. Më vonë për punë shkova në një palestër sepse kishim biseduar më parë në telefon dhe ai pa pikë respekti më thotë “e shikon atë poshtë”, për një vajzë të bukur që ishte në rrugë. “Ajo është shqiptare”, më tha më mbrapa. “E çdo të thuash ti që është shqiptare”, i thash, më kishte kapur ai nervi kur dëgjon një fjalë që të shajnë Shqipërinë. Thoshte është prostitute sepse bënte “autostop-in” në rrugë. I thashë “ti nuk ke punë tjetër po ditke dhe origjinën e saj”./tvklan.al