Gazetari Bledian Koka shprehet në emisionin “Opinion” në Tv Klan se bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa e cila që prej ditës së djeshme ndodhet nën masën e sigurisë arrest shtëpie, se fshehja e pasurisë është kryer përmes një rrjeti OJF-sh të ndryshme nën drejtimin e saj.

Në detajet që ai ndan nga dosja e SPAK, kompanitë që kanë bërë sponsorizime i kanë kryer pikërisht në momentin kur zhvilloheshin aktivitete. Këto sponsorizime shkonin te rrjeti i organizatave (Koka  numëron rreth 10 prej tyre) që qarkullonin paratë.

Në tre vjet, janë përfituar 1.1 milion euro. Konflikti i interesit, shpjegon Koka, vjen prej faktit se ka qenë kryebashkiaku Veliaj ai që ka firmosur shuma për çdo aktivitet të bashkëshortes së tij.

Bledian Koka: Në tre vjet, kompanitë e themeluara nga Ajola Xoxa kanë grumbulluar rreth 650 mijë euro.

Blendi Fevziu: Sa prej tyre kanë përdorur për aktivitete?

Bledian Koka: Disa prej aktiviteteve janë bërë, shumica e aktiviteteve janë bërë, por problemi këtu qëndron pra sepse ishin pikërisht këto kompani që edhe pse s’kishin fare lidhje me artin, me kulturën,  me aktivitetin që zhvillonte znj. Xoxa, duket që në vlerësimet e SPAK-ut pagesat bëheshin pikërisht në kohën kur merrnin përfitime, po themi meqenëse kompania Fusha meqë tani është kompani publike, merrte 25  milionë euro për të sistemuar sheshin, sponsorizonte nja 50 mijë euro aktivitetet e znj. Xoxa. Jemi në rastet e konfliktit të interesit, të paktën siç e kam lexuar unë deri më tani dosjen.

Blendi Fevziu: Sponsorizimi në vetvete njihet, por e bënin me kesh apo me fatura?

Bledian Koka: E bënin me fatura, por problemi është që znj. Xoxa është nën akuzën e fshehjes së pasurisë sepse e gjithë kjo pasuri ose gjithë këto sponsorizime shkonin tek Harabeli që është një OJF dhe për ligj,  nuk duhet të dalë me fitime. Nga përgjimet që kanë mes financierëve dhe drejtuesve ligjorë të kompanisë, është pikërisht ky shqetësimi dhe madje edhe ia thonë znj. Xoxa në një moment përmes sms-ve që kemi lexuar që shiko se nuk duhet të dalim me fitim se jemi OJF, kështu që çfarë duhet të bëjmë?  Aty nis një ndërveprim mes Harabelit që është kompania që merret me aktivitetin e artit të znj. Xoxa  dhe Partner & Law që është kompania ligjore e znj. Xoxa, janë të dyja në të njëjtën ndërtesë. Është një rrjet merimangash i ideuar  deri në këto momente nga znj. Xoxa që ka nisur kryesisht nga viti 2018 dhe ka vijuar deri më 2021 me të paktën mbi 10 organizata të ndryshme që po i përmend thjesht për statistikë, Harabel, Parner & Law, Ava Studio, OJF Byla, Muza, këtë  e krijonin kushërinjtë, Botimet Enciklopedike që është kompania e nënës e cila çuditërisht ajo s’e ka përdorur kurrrë gjatë gjithë aktivitetit,  pavarësisht se e ëma figuron në disa momente, është treguar shumë e  kujdesshme për të mos e përfshirë të ëmën,   tregon një lloj sensitiviteti, kemi  më pas Art Labin që është sërish një aktivitet nga kushërinjtë e Ajola Xoxës, Naan Gallery një tjetër aktivitet, pjesë e këtij aktivitieti, qendra Eventus dhe OJF Frobulus. Pra  janë një seri aktivitetesh, OJFSH, organizatash që janë nga e njëjta zyrë, derivojnë dhe  kontrollohen nga Ajola Xoxa  dhe të cilat kanë bërë qarkullimin e gjithë këtyre parave që vinin  në formën e sponsorizimit,  por në dyshimet e bazuara dhe të arsyetuara siç thotë organi i akuzës, janë pikërisht trafiku i influencës mes znj.  Xoxa dhe z. Veliaj. Konflikti i interesit, këto kompani që përmenden të znj. Xoxa kanë përfituar nga z. Veliaj, nga kryetari i bashkisë së Tiranës, pra gruaja me OJF dhe bashkëshorti kryetar i bashkisë ka fituar rreth 1.1 milion euro në tre vite. Me sponsorizime, por këto ishin kompani të znj. Xoxa. Z. Veliaj firmoste nga 30, 40 mijë euro për çdo aktivitet që shkonin nga burri te gruaja./tvklan.al