Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Aksident i dyfishtë në superstradën Fushë Krujë-Milot. Një makinë me targa të Laçit ka goditur nga pas një makinë me targa të Krujës, përplasje kjo që ka shkaktuar debate mes dy drejtuesve të automjeteve. Pikërisht në këto momente, një furgon pasagjerësh me targa të Shkodrës, godet papritur një nga drejtuesit e automjeteve, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Viktima është Ferdinand Talo, 37 vjeç me banim në qytetin e Mamurrasit.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilët ndalin drejtuesin e furgonit, Afrim Nishani me banim në Shkodër, si dhe nisën hetimet për rrethanat e këtij aksidenti të rëndë. Sipas konkluzionit paraprak të ekspertëve, shkaku i aksidentit është ndërprerja e rrugës nga viktima, në mënyrë të pavëmendshme. Ndërkohë hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego