Lajme Arkiva 2003

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrethin e Kurbinit. Dy persona me maska kanë tentuar të grabisin familjen e Gjon Lukës por kanë mbetur të vrarë, rreth orës 1:00 pas mesnatës grabitësit me maska hynë nga dritarja e katit të dytë të shtëpisë dhe i janë drejtuar shumës së gjymit ku flinte djali 13 vjeçar i familjes.

Këtë të fundit e kanë tërhequr deri në korridor dhe i janë afruar dhomës së gjumit ku ndodheshin prindërit e të miturit. Djalin e kanë detyruar të thërrasë prindërit për të hapur derë.

Pasi nuk kanë pranuar dy grabitësit kanë shqyer derën e dhomës së gjumit dhe ka nisur përleshja mes të zotit të shtëpisë dhe njërit prej grabitësve i cili quhet M.P. nga fshati Prozha i Kurbinit, ai ishte i pajisur me një automatik.

Gjatë përleshjes është shkrehur arma duke lënë të plagosur gruan e Gjonit, Davën. Pas kësaj ngjarja ka përfunduar me ekzekutimin e dy grabitësve nga i zoti i shtëpisë.

Policia e Laçit ka vajtur menjëherë në vendin e ngjarjes, pasi në atë moment ndodhej në patrullim përgjatë superstradës Fushë Krujë-Milot fare pranë shtëpisë ku ndodhi ngjarja.

Shefi i komisariati Altin Qato shefi i krimeve Avni Doçi dhe zëvendës drejtori i policisë së qarkut të Lezhës janë marrë më hetimet e rënda të kësaj ngjarje të rëndë. Policia bëri të mundur edhe dërgimin e të plagosurës në Spitalin Ushtarak.

Familja e Gjon Lukës është zhvendosur nga Mirdita 5 vjet më parë, ajo është vendosur në fshatin Laç ku ka hapur edhe një lokal. Të afërmit e kësaj familjeje thonë që kjo është e katërta herë që grabiten./tvklan.al