Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori nga Kavaja ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen nr.13 të Durrësit.
Korrespondentja e Klan News, Enkeleda Arapi ka mësuar se viktima, 78-vjeçari me iniciale Z.K. ka pasur probleme me dëgjimin.
Drejtuesi i automjetit tip “Benz” është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./tvklan.al