Dalja nga rruga e një makine tip BMW me targa angleze u ka marrë jetën 3 të rinjve shkodranë në një aksident të ndodhur rreth orës 1 pas mesnate.

Vëllezërit Përparim e Besim Haliçaj 36 dhe 32 vjeç dhe 27-vjeçari Selami Haka po udhëtonin nga Velipoja në drejtim të Shkodrës.

Një defekt në pjesët gjenerike të sistemit drejtues, ndoshta edhe përgjumja e drejtuesit të saj Përparim Haliçaj, por edhe shpejtësia mbi normat e lejuara kanë bërë që makina të rrotullohet disa herë në rrugë pranë urës së Gjolulit dhe të përfundojë në një kanal.

Aty ka qëndruar për gatu 5 orë dhe u gjet rreth orës 6 të mëngjesit nga kalimtarë të rastit, me trupat e pa jetë të 3 të rinjve në bord.

Për nxjerrjen e trupave të viktimave është nevojitur edhe ndërhyrja e zjarrfikësve.

 Ky aksident i pari i këtyre përmasave për këtë vit në këtë aks, e rëndon bilancin në rrugët e vendit.

Prej së dielës 14 persona kanë humbur jetën, 17 të tjerë janë plagosur. Në të gjitha këto aksidente shkak është bërë shpejtësia dhe mosrespektimi i rregullave të qarkullimit./tvklan.al