Një aksident ka ndodhur në aksin “Pogradec-Qafë Thanë”. Sipas informacioneve të policisë, si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e automjeteve dhe tre pasagjerë, të cilët ndodhen në spital për të marrë kujdesin mjekësor.
Ndërkaq grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të këtij aksidentit.




“Rreth orës 12:00, në aksin “Pogradec-Qafë Thanë”, automjeti tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin I. R. është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin P. G. Nga aksidenti janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 3 pasagjerë në automjetin tip “Volksëagen”, të cilët po marrin mjekim në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit,” njofton Policia e Pogradecit./tvklan.al