Lajme Arkiva 2004

Dy persona kanë vdekur dhe pesë të tjerë janë plagosur gjatë një aksidenti të rëndë mbrëmjen e djeshme në rrugën Fier-Ferma e Çlirimit, dy kilometra në dalje të qytetit.

B. V. 50 vjeç, arkeolog i cili drejtonte një makinë tip “Benz” ka humbur kontrollin ndaj saj dhe është përplasur me një makinë që vinte përballë tij. Për pasojë kanë vdekur në vend G.S. dhe E. S. përkatësisht 30 dhe 50 vjeç dhe është plagosur rëndë djali i tyre E.S. 12 vjeç.

Mjeti ku udhëtonte çifti S. ka marrë flakë dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikses për të nxjerrë trupat  nga  makina e zhuritur, ndërsa në makinën që drejtohej nga B.V.  ndodheshin dhe tre francezë që po shkonin në Manastirin e  Pojanit.Tre shtetasit francezë M.R. 54 vjeç, Zh.L. dhe S.Zh. 35 vjeç kanë marrë plagë të lehta.

Sipas ekspertëve të qarkullimit, B.V. ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor dhe në prani të prokurorit atij i është vendosur masa e arrestit në  flagrancë. Të plagosurit janë duke marrë ndihmën mjekësore në Spitalin e Fierit./tvklan.al