Një aksident raportohet të ketë ndodhur në tunelin e Kalimashit me drejtim lëvizjeje Milot-Morinë, ku një automjet tip “Benz” me drejtuesen M. T është përplasur me një tjetër automjet tip “Benz”,  me drejtuesin me iniciale A. K.

Sipas asaj që njofton policia dy pasagjerë që udhëtonin me automjetin me drejtuesen M.T., janë dërguar në spital për kontroll mjekësorë.

Ndërkohë bëhet e ditur se shërbimet e Policisë menjëherë bënë të mundur hapjen e rrugës dhe lëvizja e automjeteve vijon e lirë në tunel.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.


Njoftimi i policisë:

Kukës/Informacion paraprak

Në tunelin e Kalimashit, me drejtim lëvizjeje Milot-Morinë, automjeti tip “Benz” me drejtuese shtetasen M. T, është  përplasur me automjetin tip “Benz”,  me drejtues shtetasin A. K.

Dy pasagjerët, shtetasit D.T. dhe I.T, që udhëtonin me automjetin me drejtuese shtetasen M.T., janë dërguar në spital për kontroll mjekësorë.

Shërbimet e Policisë menjëherë bënë të mundur hapjen e rrugës dhe lëvizja e automjeteve vijon e lirë në tunel.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.


/tvklan.al