Aksidentet automobilistike përgjakin çdo ditë rrugët e vendit. Për ekspertët e sigurisë rrugore ky është një problem shumë i madh, por edhe për një kohë të gjatë do të mbetet i pazgjidhur, pasi institucionet përgjegjëse nuk bëjnë asnjë analizë përse ato ndodhin.

Artur Sulçe, ekspert i sigurisë rrugore: Aksidentet për qeverinë janë vetëm shifra si shumë gjëra në Shqipëri. Ato nuk analizohen. Ndaj nuk do të ketë asnjë zgjidhje nëse nuk bëhen studime të mirëfillta.

Por cilat janë akset më problematike sipas eksperti Artur Sulçe?

“Më problematike është aksi i jugut. Por edhe gjithë aski nga Shkodra në Lezhë, gjithë aksi që lidh vijën bregdetare pasi ka dhe mbingarkesë të madhe. Korridori 8, deri në Korçë për shkak edhe të kthesave të mëdha, sidomos natën ka probleme shumë.”

Fatkeqësisht sipas tij sot në vendin tonë nuk ka asnjë rrugë që të ofron standardet e Bashkimit Europian.

“Gjirokastër-Kakavijë kishte sinjalistikë, xhepa ky të hynte e ku të dilte makina, por me ndërhyrjet me leje, apo pa leje ajo tashmë është bërë me sinjalsitikë të shqiptarizuar.”

Në një kohë që sipas INSTAT 90% e aksidenteve janë për shkak të sjelljes së drejtuesit të mjetit. Për ekspertin është e kundërta.

Zgjidhja sipas ekspertit Sulçe është studimi i trafikut dhe i automjteve që hyjnë në vend gjatë një viti dhe sidomos gjatë sezonit veror.

“Duhet një studim i trafikut. Në pikat hyrëse të pyeten njerëzit se ku do shkojnë. Duhet të bëhet një shpërndarje e lëvizjes.”

Klan Plus