Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Ka mëse dy javë që aksioni antikioskë përfshiu zonat më të populluara me lokale. Pra dhjetë ditësh fadroma e parë hyri për prishje në zonën e Partisë Socialiste dhe vetëm tre ditë më parë tek Partia Demokratike. Por cila është situate pas lajmërimit të bërë dhe shkuljes së tyre.

Tek Partia Socialiste vetëm rrënoja që s’të japin përshtypjen e ekzistencës së diçkaje, por të një bombardimi që ka boshatisur gjithçka. Policia Ndërtimore vërtet ka ndërrmarë këtë aksion por menjëherë pas dukjes së saj nuk zhduken pasojat.

Ndërsa tek Partia Demokratike janë ende pronarët ata që po heqin pjesët e nevojshme të lokaleve të tyre, për të përfituar më vonë sërisht lulishte./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti