Në javën që u mbyll, aktivitetet kulturore dhe artistike nuk kanë qenë të pakta. Në TOB është shfaqur baleti “Plaga e 10-të e Gjergj Elez Alisë” me libret nga Ismail Kadare dhe muzikë nga Fehmi Ibrahimi. Në rolet kryesore kanë interpretuar balerinët Gert Vaso, Enada Hoxha, Eno Birko, Domenika Ndreca e të tjerë. Po në këtë teatër është zhvilluar dhe shfaqja e fundvitit të Ansanblit të Këngëve dhe Valleve Popullore “Marshalla bukuri”.
Ndërsa në Galerinë 21 në Tiranë, me rastin e festave të fundvitit është hapur një ekspozitë me punime nga 6 piktorë të njohur shqiptarë. Dhe së fundmi në Kinema Millenium këtë javë ka nisur transmetimin filmi i ri hollivudian “Grinçi që vodhi Krishtlindjet” me protagonist aktorin e njohur Jim Carrey./tvklan.al
Gazetare: Fjodora Fjora