Banorët në qytetin e Pogradecit janë të alarmuar nga aksidentet për shkak të rrugëve që janë të mbuluar me akull. Bora ka ngrirë dhe asnjë hapësirë nuk është pastruar apo të jetë hedhur skorje siç veprohet në situata të tilla.

Çdo metër rrugë e hapësirë në Pogradec është e mbuluar nga akulli. Qarkullimi dhe lëvizja e këmbësorëve është paralizuar. Aksidentet ndodhin çdo orë të ditës, por kjo duket se nuk shqetëson askënd.

“100 Lekë është 1 kile kripë në Vlorë. U vranë njerëzit. Gjynah”!

“Duhet hedhur kripë po thyejnë këmbët njerëzit”.

“Akull dynjaja. 

Me kujdes. Pa kujdes bie e thyen kokën”.

Në një kohë që Pogradeci ka marrë pamjen e qytetit të akullt, territori para spitalit ka pamje më dramatike. Nga ngrica është e pamundur të futesh në urgjencë. Ka patur raste kur pacientet kanë rrezikuar apo aksidentuar përballë portës së tij.

“Spitali është akoma më keq. Mjerë ai që i bie të vete në spital. Mjerë ai që i bie keq”!

ABC News u interesua në Bashki për mungesën e kripës në qytet, por nuk mori përgjigje. Vendorët i janë shmangur përgjigjes qoftë për vetë institucionin, ashtu edhe për subjektin e kontraktuar për pastrimin e rrugëve./abcnews.al