Akuza për pedofili ndaj anglezit John David Brown, do të varet tashmë edhe nga një kontroll i dytë mjekësor që pritet të vërtetojë impotencën e tij. Kjo ka qenë kërkesa që mbrojtja e anglezit i bëri me ngulm gjykatës për ta pranuar dhe më pas për ta administruar atë në cilësinë e provës, por proces i David Brown, pavarësisht fakteve dhe provave të rënda që hedhin dritë mbi një skandal të përmasave të padëgjuara më parë në Shqipëri është shoqëruar me debate të forta mes palëve.
Treshja gjyqësore me kërkesë të prokurorit Kolë Hysenajt ka pranuar të bëjë pjesë të dosjes së rëndë penale 9 kartela mjekësore të lëshuara nga klinika angleze ABC, ku sipas akuzës vërtetohet se mbi 9 fëmijë të strehuar në qendrën bamirëse “Fëmijët e tij” është abuzuar seksualisht. Të kundërtën pretendoi avokatja e të pandehurit në këtë seancë, si për të shumuar këtë provë të pakontestueshme të akuzës, avokatja e David Brown kërkoi marrjen e dëshmisë së drejtorit të kësaj klinike, Gei Eshelman.
Kamera e TV Klan shkoi ditë më parë në klinikën ABC ku dhe kontaktoi me dëshmitarin e sotëm nga ku mundi të konfirmojë faktin se ky dëshmitarë kishte lëshuar disa kartela për ata fëmijë të ciltë kanë rezultuar të abuzuar seksualisht në “Fëmijët e tij” vite më parë./tvklan.al
Gazetare: Anduena Llabani
Operator: Gentian Koçi