Të ftuar:
Ledia Fazlli – Konsulente Vizash
Ditmar Bicaj – Ish-Futbollist
Migen Qiraxhi – Arkitekt
Alberta Zani – Gazetare
Gazetare: Ermelinda Ndoja
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
2 receta nga Znj. Vjollca
Pure lulelakre me thjerrëza
-Për purenë
1 lulelakër të vogël
1 patate ( të madhe )
2 thelpinj hudhra
1 lugë gjelle tahini
1 lugë çaj mustardë
0.5 lugë çaj shafran Indie
-Për salcën me thjerrëza
0.5 gotë thjerrëza jeshile ( të ziera )
1 qepë
2 karrota
0.5 gotë pure domate
Kripë + piper të zi
1 lugë çaj kumin
Vaj ulliri
2 lugë gjelle salcë kosi
Bishta qepe të njoma
Fillimisht ndajmë lulelakren në boçe dhe e vendosim atë të gatuhet në avull së bashku me pataten të prerë në feta. ( Mund edhe ti ziejmë sa të zbuten ) Ndërkohë sa të gatuhet lulelakra dhe patatja. Në një tigan ngrohim vajin dhe kaurdisim qepën të prerë në kubik të vegjël derisa qepa të zverdhet. Shtojmë karrotat të prera në kubik të vegjël dhe vazhdojmë të prera në kubik të vegjël dhe vazhdojmë gatimin e tyre për 5 min duke shtuar purenë e domates + kripë dhe piper të zi + kumin. I lëmë të gjitha këto të marrin një valë për 2-3 min e më pas shtojmë thjerrëzat e gatuara për 25 min. I përziejmë dhe i lëmë të marrin shijen me salcën për 5 min në temperaturen mesatare. Vendosim lulelakren + pataten e zierë në një grirëse qepe ose robot grirës. Shtojmë në të hudhrat + tahini + mustardën + shafran indie + pak kripë. I kthejmë në pure dhe e servirim si bazë në një pjatë mbuluar sipëe me salcën me thjerrëza. Mund të shtoni mbi salcë 1 lugë gjelle salcë koso të spërkatur me bishta qepe të njoma.
Shishqebap me kungull, djathë dhe proshutë
Kungull
Djathë që shkrin
Proshutë të tymosur
Vaj ulliri
Parmixhano të grirë
Bukë të thekur të grirë
Kripë + piper të zi
Presim kungullin në feta shumë të holla i spërkasim me pak kripë dhe i lëmë të nxjerrin ujin e tyre për 15 min. Më pas i thajmë me letër kuzhine, i lyejmë me vaj ulliri dhe i pudrosim me bukë të thekur të përzierë e parmixhano. I vendosim më pas detat e lyera në dërrasen e puresë dhe vendosim në secilen prej tyre një copë djathë dhe pak proshutë. I bëjmë role dhe i vendosim 5 të tilla ( role ) në një shkop shishqebap për 1 racion. Kështu vazhdojmë sa racioni do jetë përgatitur. Më pas vendosim shishqebapin në një tepsi ku kemi shtruar letër pjekje, i spërkasim më pak vaj ulliri dhe i vendosim në furrë në temperaturen 180 gradë për 15-20 min.
“E kam zemrën plot!” Znj. Vjollca feston ditëlindjen, surprizohet në “Shije Shtëpie”
9 nëntori ka qenë një ditë e veçantë për Vjollca Xhungën apo siç e njohim, znj. Vjollca e programit “Shije Shtëpie” në Tv Klan. Ajo ka festuar ditëlindjen, por sigurisht s’mund të mungonte një surprizë në programin që ajo gatuan çdo ditë me shumë dashuri recetat e saj. Ndërsa shpjegonte recetën e ditës, gazetarja Ermelinda Ndoja hyri në program me tortën e ditëlindjes.
Ndërsa po e uronin, Katerina Trungu nuk preferoi t’ia zbulonte moshën, por tha se çdokush mendon se është të paktën 10 vite më e re. Megjithatë, znj. Vjollca tha se këtë vit festoi 69 vite me zemrën e shpirtin plot.
Vjollca Xhunga: Në mot që kam përvjetorin, edhe po mos të jem këtu, ju do të më ftoni atë ditë të gatuaj.
Katerina Trungu: Ti do të jesh këtu dhe do të bëjmë ‘party’ atë ditë! Atë ditë do të bëjmë festë të madhe, jo thjesht tortë dhe këngë. Atë ditë çuna do të kërcejmë!
Vjollca Xhunga: Unë nuk e kam për turp të tregoj moshën. Unë bëra 69 vjeç sivjet dhe mot kam 70-vjetorin. Shpirtërisht jam njeriu më i pasur që mund të ecë në rrugë, paratë nuk kanë rëndësi. Unë kam nipër, kam mbesën, kam djalin, kam vajzën, e kam shtëpinë plot. E kam zemrën plot!
A është flirti tradhti kur je në një marrëdhënie?
“Jam e bindur që partneri im flirton me të tjera”, Ledia Fazlli: Flirti, erëza që i jep shije gjellës
Flirti me dikë tjetër ndërsa je në një marrëdhënie konsiderohet nga shumë ekspertë si i shëndetshëm nëse respektohen ndjenjat e partnerit dhe kufijtë e lidhjes. Komunikimi, besimi dhe respekti ndaj njëri-tjetrit janë çelësi për ta ruajtur marrëdhënien edhe gjatë ndërveprimit me të tjerët.
Lidhur me diskutimin e flirtit në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, Ledia Fazlli mendon se një aspekt tjetër është rritja e vetëbesimit dhe të bën të ndihesh mirë. Ajo i qëndron argumentiit se flirtimi është i shëndetshëm dhe e zgjon marrëdhënien. Madje ajo është e bindur se partneri i saj flirton me vajza të tjera, por nuk e ka aspak problem.
Ledia Fazlli: Unë mendoj që është realisht i shëndetshëm. Unë mendoj që flirti është si ajo erëza që nëse hidhet me karar, e bën shumë më të shijshme gjellën. Kaq. Kështu e mendoj unë. Ose shumë njerëz thonë që një martese të gjatë, koha i ka humbur pasionin etj, unë mendoj që e zgjon dhe e zgjon fuqishëm se unë mendoj që flirti nuk mund të bëhet vetëm me një partner dhe jo me partnerin tënd. Unë flirtoj edhe me partnerin tim dhe shumë shpesh flirtoj me partnerin tim.
Katerina Trungu: Ah, nëse i referohesh partnerit është tjetër gjë.
Ledia Fazlli: Okej, ajo është “edhe”, jo domosdoshmërisht vetëm me partnerin dhe unë jam e bindur që edhe partneri im flirton me vajza të tjera dhe s’e kam fare problem.
Katerina Trungu: S’e ke fare problem nëse flirtohet rregullisht pastaj?
Ledia Fazlli: Flirton rregullisht? Ç’është kjo rregullisht? Rregullisht shkon me mendje.
A duhet të heqim dorë nga flirtimi kur jemi të martuar?
Flirt në studio! Katerina Trungu ‘kap mat’ Ledian dhe Ditmarin: Më pëlqejnë sytë e tu
Ndërsa në studion e “Shije Shtëpie” në Tv Klan, ‘ziente’ debati për limitin e një flirti dhe si ndodh ai, në këndin e studios po ndodhte një i tillë. “Mua më pëlqejnë sytë e tu dhe të shikoj, nuk e ndaloj dot”, iu shpreh Ledia Fazlli Ditmar Bicajt duke qeshur më pas të dy. Ky moment nuk i shpëtoi Katerina Trungut që fokusoi vëmendjen tek ata, duke e përdorur si një demonstrim të këndshëm për flirtin edhe kur je në një marrëdhënie.
Katerina Trungu: Si ishte puna me sytë?
Ledia Fazlli: Jo, asgjë.
Katerina Trungu: Jo, ishte batutë shumë e këndshme për ta kuptuar pra se ti thua i ke sytë e bukur dhe unë dua t’i shoh.
Ledia Fazlli: Nëse unë do të shikoja sytë e Ditmarit që i ka të bukur tani, le të fokusohet kamera dhe të shikojë që ky i ka sytë e bukur dhe nëse unë do ta shikoja diku…