Wanda Nara dhe Mauro Icardi vazhdojnë të jenë shumë të përfolur në mediat rozë, ndonëse prej disa muajsh janë ndarë.

Pak javë më parë, ish-partnerja e Keita Balde, Simona Gualtieri, tregoi një tradhti të sulmuesit senegalez. Sipas saj, Keita Balde e kishte tradhtuar me Ëanda Narën, diçka që e ka konfirmuar edhe kjo e fundit.

Wanda, në një emision televiziv në Argjetninë “LAM”, zbuloi se kishte qenë me senegalezin, por në atë kohë ishte e ndarë nga Icardi, duke thënë se e vuri edhe në dijeni ish-partnerin e saj.  

“Kam qenë me Keita Balde. Në atë kohë isha ndarë nga Mauro Icardi dhe i tregova atij për atë marrëdhënie. Ai ka video dhe më tha se do të më shantazhonte, duke i bërë publike. I kam të gjitha kërcënimet e tij në telefonin tim dhe i paraqitur në gjykatë”, tha Wanda Nara.

Ndër të tjera ajo thotë se ish-partneri, e ka kërcënuar duke i thënë se do të paguajë për t’i shkatërruar jetën.

“Icardi, kur u ndamë më tha se do të më shkatërrojë jetën. Më premtoi se do të paguante gjithçka për të më shkatërruar. Më kërcënon me video intime të cilat janë të shumta, për shkak se kemi qenë bashkë prej 12 vitesh. Kemi pasur kamera në të gjitha shtëpitë”, u shpreh ajo.

/tvklan.al