Ish-bashkëshortja e Keita Balde, Simona Gualtieri, ka zbuluar detaje të tjera nga tradhtia e Wanda Nara-s ndaj Mauro Icardi dhe e ish-burrit të saj.
Në podkastin “Mitre Live”, Gualtieri u shpreh se Wanda Nara kishte kaluar disa kohë me Keita Balde në Dubai, ndërsa i kishte dërguar edhe foto.
Ndër të tjera, ajo thotë se në dijeni të tradhtisë ishte edhe sulmuesi Mauro Icardi, i cili i kishte treguar Gualteri-t prova nga kamerat e shtëpisë, kur kishte ndodhur takimi mes dy personave.
“U martova në Maj të vitit 2022 me Keita Balde. Më dukej se po jetoja një ëndërr. Megjithatë vetëm dy muaj pas martese, Mauro Icardi, burri i Wanda Nara-s më tha se kishte pasur një takim në shtëpi, mes burrit tim dhe gruas së tij. Më tregoi edhe provat nga kamerat e shtëpisë. Unë e pashë qartë. Wanda më konfirmoi se kishte kaluar disa ditë me Keita në Dubai. Më dërgoi vetë bisedat. Një grua që fle me burrin tim dhe më dërgon foto, nuk di si ta quaj…”, tha Simona Guliteri.
Keita Balde dhe Mauro Icardi kanë qenë shokë skuadre te Interi në sezonin 2018-2019. Wanda Nara është akuzuar disa herë për tradhti ndaj Icardi-t. Madje edhe historia e tyre nisi me tradhti, pasi Nara ishte e martuar me Maxi Lopez dhe la këtë të fundit, për të shkuar me sulmuesin tjetër argjentinas. /tvklan.al