Mauro Icardi ka nisur një lidhje të re. Pas problemeve të ndarjes me Wanda Narën, sulmuesi ka bërë publike lidhjen me aktoren argjentinase, China Suarez.

“Thonë se historitë më të bukura fillojnë kur më pak e pret. Kush e di, janë gjëra të fatit, ai fat që gjithmonë gjen mënyrën për të bashkuar dy njerëz, pavarësisht sa kohë kalon ose sa shumë rrugë duhet të kalojnë. Për shkak se ka takime që duken sikur janë shkruar në yje, ato që kur ishim të vegjël i shikonim dhe i shoqëronim çdo natë dhe ëndërronim aq shumë gjëra, sot nuk kam nevojë për më shumë shenja, e di që me ty, jam aty ku duhet të jem”, shkruan Mauro Icardi në postimin e tij, ku ndan edhe foto me partneren e re.

Kapitull i ri në jetën e sulmuesit argjentinas, që vjen në një kohë kur polemikat nga ish-partnerja e tij, Wanda Nara, kanë qenë të shumta.

Pas ndarjes, ajo tha se ka marrë kërcënime nga lojtari i Galatasaray-t, ndërsa gjatë kësaj kohe është akuzuar edhe për tradhti.

/tvklan.al