Në Policinë e Tiranës ka patur një telefonatë duke vënë alarm për bombë në kryeqytet. Kështu raporton gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj, i cili ka siguruar edhe pamjet teksa Policia po ushtron kontroll.


Sipas telefonatës, bëhet fjalë për rrugën “Ukraina e Lirë” që ndodhet në afërsi të Kryesisë së Kuvendit, por dhe disa selive diplomatike.

Pas verifikimit të telefonatës dhe kontrolleve në zonë, rezulton se bëhej fjalë për njoftim të rremë.

/tvklan.al