Rindërtimi i figurës së heroit tonë kombëtar përmes dokumenteve të papublikuara më parë janë pjesë e librit “Skënderbeu” të albanologut Oliver Shmit.
Sipas autorit jeta e Skënderbeut nuk ishte një marshim triumfal, por një luftë e vazhdueshme për mbijetesë e mbushur edhe me disfata.
Oliver Shmit: “Nga ky libër Skënderbeu del si një figurë madhështore, si një figurë që është një nga figurat më të rëndësishme e historisë e Evropës të epokës e Rinascimentos. Nuk është ky monument që si ky monument që kemi këtu në sallë, por natyrisht ishte një burrë, një njeri si ne, por një njeri i jashtëzakonshëm”.
Pas “Arbëria Venedike” botuar vitin e kaluar, ky është libri i dytë që historiani Shmit shkruan për periudhën e mesjetës në Shqipëri./tvklan.al